Një 23 – vjeçare nga Tirana i vuri flakën katër makinave në zonën e “Kodrës së Priftit”, në rrugën e “Kokonozëve”, pas debatit që pati me një të ri.

Më vonë u mësua se mjetet ishin në pronësi të babait të djalit.

Sipas policisë, Desara Mançellari, rreth orës 1 të mëngjesit, kjo e kofirmuar dhe nga kamerat e sigurisë, spërkati me benzinë njërën prej makinave dhe më pas u vuri flakën.

Si pasojë, njëri nga automjetet dhe një rulo u dogjën plotësisht. Ndërsa një kamionçinë dhe një automjet tjetër u dëmtuan pjesërisht.

Të gjitha makinat, sipas policisë, janë në pronësi të shtetasit V.P, babai i djalit më të cilin u konfliktua vajza.

Policia thotë se 23 – vjeçarja u identifikua nga kamerat e sigurisë.

Vetëm pak minuta më vonë, oficerët bënë të mundur ndalimin e vajzës dhe shoqërimin e saj.

Ajo nuk ka mohuar autorësinë e ngjarjes, duke sqaruar se kishte një javë që ishte ndarë me djalin e pronarit të makinave të djegura. Ky ka qenë dhe shkaku, që ka çuar Mançellarin drejt kësaj hakmarrje.

Tv Klan