Ujërat e zeza pushtojnë hyrjet para pallatave. Janë të shumta pallatet në Tiranë mes të cilave është vështirë të kalosh. Pusetat e bllokuara bëjnë që ujërat e zeza të dalin mbi sipërfaqe dhe të zënë një pjesë të mirë të oborrit para pallatave. Përveç që bllokojnë kalimin e banorëve ujërat e zeza ndikojnë në shëndetin e tyre.

Janë me dhjetëra sëmundje të cilat mund të provokohen nga mikrobet e ujërave të zeza. Banorët e këtij pallati thonë se nuk mund t’i hapin dritaret qoftë dhe për një moment pasi era e rëndë mund të ndihet gjatë gjithë ditës. Por më të rrezikuarit janë fëmijët të cilët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë pikërisht pranë këtyre ujërave.

Ndërmarrja e Komunales nuk ka dënjuar të shkojë qoftë dhe një herë të rregullojë këto puseta.Mungesa e fondeve apo e makinerive për ndërmarrjet tona njihen por për të pastruar dhe zhbllokuar një pusetë dhe aq më shumë një pusetë pranë dritareve të qytetarëve, nuk duhet shumë. Mjafton të bësh mirë punën tënde kështu dhe ata që banojnë pranë liqeneve të ujërave të zeza do të ndihen më pak të rrezikuar./tvklan.al

Gazetare : Eduart Frangaj