Japonia ka depozituar mbi 1 milion e 300 mijë tonë ujë, por nuk ka më hapësira

Japonia ka miratuar një plan për të lëshuar më shumë se një milion tonë ujë të ndotur nga uzina bërthamore e shkatërruar Fukushima në det.

Sipas qeverisë uji do të trajtohet dhe do të hollohet, kështu që nivelet e rrezatimit janë nën ato të vendosura për ujë të pijshëm. Por industria lokale e peshkimit e ka kundërshtuar me forcë këtë veprim, ashtu si Kina dhe Koreja e Jugut.

Vendi ka depozituar mbi 1 milion e 300 mijë tonë ujë në cisterna të posaçme, por kompania që i administron ato thotë se nuk ka më hapësira. Hedhja e sasisë së ujit radioaktiv parashikohet të ndodhë pas dy vitesh.

Ndërtesat e reaktorëve në termocentralin Fukushima u dëmtuan nga shpërthimet e hidrogjenit të shkaktuara nga një tërmet dhe tsunami në vitin 2011. Tsunami rrëzoi sistemet e ftohjes në reaktorë, tre prej të cilave u shkrinë.

Aktualisht, uji radioaktiv trajtohet në një proces kompleks filtrimi që heq shumicën e elementeve radioaktive, por disa mbeten, duke përfshirë tritiumin që konsiderohet i dëmshëm për njerëzit.

Organizatat ambientaliste dhe aktivistë në vendet fqinje me Japoninë e kundërshtojnë shkarkimin e tyre në det. Sipas tyre do helmohet e gjithë bota pasi cisternat me ujin e kontaminuar u kujton popullit japonez katastrofën e Fukushimës.

Klan News