Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Numri i gjirokastritëve të shtruar në spitalin infektiv, sa vjen e shtohet. Që nga muaji Maj, uji i pijshëm është i ndotur dhe ka infektuar lagje të tëra. Bashkë me mjekimin, pacientët marrin edhe këshillën, “zieni ujin përpara se ta pini”. Treguesit bakteriologjik në ujin e pijshëm, duhet të jenë zero, ndërsa në çezmat e gjirokastritëve sasia e ndotjes është +16.

Në shtatë burimet ku mbushen dy depozitat, analizat janë në rregull, ndotja fillon nëpër lagje. Drejtoria e shërbimit parësor të shëndetit i ka vënë 50 mijë lekë gjobë ndërmarrjes komunale, e cila gjatë hapjes së një grope ka çarë tubat, duke përzier ujin e pijshëm me fekale. Në këtë valë fushate duket se askush nuk e ka më mendjen për ujin pas zgjedhjeve, bëhen plot 6 muaj me ujë të ndotur në qytetin e gurtë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti