Në spital janë vetëm 12 pacientë që trajtohen për Covid

Vetëm 12 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Numri i personave aktiv me Covid-19 është 114.

Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar rreth 240 mijë persona, prej tyre rreth 100 mijë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Zv/ministri i Arsimit u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen në mënyrë që procesi mësimor të mbahet në shkolla.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë regjistruar rreth 106 mijë të prekur me Covid-19.

Tv Klan