Ulen sërish çmimet e naftës



Ulen sërish çmimet e naftës

12:00 24/02/2021

Analistët: Ngrirja e stoqeve të papërpunuara do t’i japë peshë negative tregut

Çmimet e naftës u ulën sërish, pasi një ngrirje e stoqeve të papërpunuara në pjesën jugore të SHBA-ve, frenoi kërkesën nga rafineritë që u detyruan të mbyllen.

Rezervat e papërpunuara u rritën me 1 milion fuçi në javë deri në 19 Shkurt.Të ardhurat e naftës së papërpunuar të Brent u rrëzuan me 6 cent, ose 0,1%, në 65,31 dollarë për fuçi.

Po ashtu edhe nafta e papërpunuar US Texas Intermediate, ra me 29 cent ose 0.5% në 61.38 dollarë për fuçi.

Analistët ekonomikë janë shprehur se furnizimi do të rimëkëmbet më shpejt sesa rafineritë dhe do të tejkalojë kërkesën në javët e ardhshme. Por kjo gjë po shikohet me mjaft skepticizëm pasi do t’i japë peshë negative tregut.

Investitorët do të presin konfirmimin nga Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA, se kur do të mund të rimëkëmben rezervat e papërpunuara.

Kujtojmë se në fillim të muajit çmimet u  rritën për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, të quajtur së bashku OPEC + . Ndërsa kërkesa për naftë është akoma më e ulët se normalja, ka shpresa për një rimëkëmbje ekonomike më të shpejtë sesa pritej.

Kriza e koronavirusit ka qenë shkatërruese për industrinë e naftës dhe vitin e kaluar çmimet ranë nën zero me më shumë se një miliard fuçi tepricë.

Klan News







Të ngjashme