Në një kohë që Evropa është duke u përballur me valën e dytë të COVID-19 dhe shumë shtete kanë nisur shtrëngimin e masave, situata në Australi është ndryshe.

Qeveria ka vendosur këtë të diel që të zbusë masat kufizuese, pasi ditët e fundit janë regjistruar shifra të ulta të infektimeve.

Sipas mediave të huaja, mësohet se pas më shumë se 100 ditë mbyllje qeveria ka vendosur që të lejojë qytetarët të dalin më shumë se dy orë nga banesat e tyre.

Po ashtu tashmë të gjithë qytetarët në Victoria mund të udhëtojnë në distanca dhe më shumë se 25 kilometra nga banesa e tyre, gjë që nuk lejohej më parë.

Por edhe pse janë bërë shumë lehtësime, sërish disa kufizime janë në fuqi. Tubime nuk do të lejohen dhe po ashtu restorantet do ofrojnë vetëm shërbimin “merre me vete”.  Australia ka regjistruar gjithsej 900 vdekje nga koronavirusi e rreth 27.400 infektime./tvklan.al