Ura e harruar që prej vitit 2004… përmbytjet bllokojnë banorët – TV KLAN

Ura e harruar që prej vitit 2004… përmbytjet bllokojnë banorët

Në muajin Shtator, emisioni “STOP” pa nga afër situatën e urës së Zallherrit, e cila edhe në kohë të mirë, rrezikonte shembjen dhe jetën e banorëve e fëmijëve. Sot, me shirat e këtyre dy ditëve, banorët thonë se janë përmbytur e bllokuar dhe vetëm 30 familje janë evakuuar.

Kryetari i fshatit, Ramiz Xhepa thotë se ka informuar më parë për situatën, por asnjë masë nuk është marrë.

Administratori i njësisë Zallherr shpjegon se janë bërë matjet dhe ura do të riparohet. Si për ironi, pak metra nga ura ekzituese janë hedhur këmbët e një ure të re që në vitin 2004, por ajo pret trupin e kokën…

“Kemi frikë se mos bien fëmijët, vijnë nga shkolla. Por çfarë të bëjmë? Këto kushte janë”, shprehet një banore.

“Gjatë natës është shumë e vështirë sepse këtu nuk ka dritë dhe nga momenti në moment një dërras mund të hiqet edhe të rrëshket këmba. Mund të bjerë një fëmijë ose një person i rritur”, thotë një vajzë.

Në vitin 2004 u vlerësua që kjo urë duhej të zëvendësohej me një të re, por deri më tani janë vendosur vetëm themelet.

Fëmijët tregojnë se janë shumë të frikësuar kur kalojnë urën e Zallherrit, ndaj kërkojnë që të ndërtohet ura e re.

Gazetarja e emisionit “STOP” komunikoi me kryetarin e fshatit dhe administratorin e njësisë administrative Zallherr, të cilët thanë se problematikën e kanë përcjellë në institucionet përkatëse dhe se së shpejti ura do të riparohet.

Sot, më datë 1 Dhjetor 2017, gazetarja u rikthye në këtë fshat për të parë gjendjen e urës pas reshjeve të dendura të shiut.

“Ku është marrë masë për këtë urë? Dy dërrasa i kemi vënë vetë. Unë kam rrëshkitur një ditë, kam qenë duke thyer këmbën, duke u mbajtur nëpër tela. Po një moshë e vjetër ose një fëmi që shkon në shkollë përditë. Ose natën, këtu nuk ka as drita asnjë gjë!”, thotë i revoltuar një banor.

Të gjithë banorët ankohen dhe kërkojnë ndihmë pasi jeta e tyre është gjithmonë në rrezik. Inspektori i komisariatit numër 5, Kamëz tha se po interesohen për evidentimin e të gjithë problematikave që kanë hasur banorët e fshatit. Ai u shpreh se 30 familja janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve./tvklan.al

Kategori
AktualitetLajme nga EmisionetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*