Shkakton përmbytje masive e shkatërrime ndërtesash

Uragani i fuqishëm “Dorian” goditi ishujt Bahamas. Pamjet e publikuara në mediat amerikane tregojnë përmbytjet dhe shkatërrimet e dhjetëra ndërtesave.

Deri më tani nuk flitet për viktima e të plagosur. Shpejtësia me të cilën “Dorian” goditi Bahamasin arriti në 285 km/orë.

Ky uragan konsiderohet edhe si më shkatërrimtari që ka goditur ndonjëherë këto ishuj. Pritet që në orët në vijim, vorbulla e fuqishme e ajrit të arrijë në hapësirën kontinentale të Shteteve të Bashkuara.

Shtetet federale amerikane të Floridës, Georgias, Karolinës së Jugut dhe asaj të Veriut kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Tv Klan