Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte në një dëgjesë në komisonin parlamentar të shëndetësisë në lidhje me defektin e ndodhur në Urgjencën e re të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Çështja është ende në hetim nga prokuroria, por sipas ministres, dëmet nuk janë serioze, ndërkohë që shërbimi i urgjencëse është dhënë në spitalet e tjera.

“Sa i përket incidentit me urgjencën e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, çështja është aktualisht nëh hetim nga Prokuroria e Tiranës, por bëhet fjalë për një defekt teknik ku janë djegur kabujt elektrikë pa dëmtuar pajisjet e spitalit. Sot që flasim vazhdon normalisht puna. I vetmi shërbim që është zhvendosur përkohësisht është Urgjenca Kardiake dhe ajo e Sëmundjeve të Brendshme.”

Ministrja tha se QSUT ka zhvilluar procedurat për të rikthyer këtë shërbim në funksion të plotë, ndërsa vlera e dëmit është 30 milionë lekë.

Sot që flasim kompania kontraktore fituese ka filluar punën për rehabilitimin, pritet të përfundojë në muajin Maj.”

Që nga momenti që ka ndodhur incidenti mbi 800 urgjenca janë përballuar nga spitali “Shefqet Ndroqi”, rreth 300 nga Memoriali Fier ndërsa rreth 67 nga spitali rajonal i Shkodrës.

Klan News