Ushqehemi me plastikë, merret nga uji dhe ushqimet – TV KLAN

Ushqehemi me plastikë, merret nga uji dhe ushqimet

Edhe njeriu ushqehet me plastikë. Sipas një studimi, rreth 5 g plastikë në javë përfundojnë në stomakun tonë, nëpërmjet mikroplastikave të cilat ndodhen kudo.

Në fakt ky material është prezent në ujërat e gjithë planetit, edhe në atë që konsumojmë, qoftë i ambalazhuar apo nga rubineti. Gjithashtu edhe frutat e detit, birra, dhe kripa janë ushqimet që rezultojnë të kenë nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë nga mikroplastikat.

Studimi i Universitetit NewCastle në Sydney, i komisionuar nga organizata ndërkombëtarë në mbrojtje të mjedisit WWF ka marrë në shqyrtim edhe rreth 50 kërkime të tjera shkencore për të pasur statistika të sakta.

Rezultoi se në pjesën më të madhe të rasteve, pjesëzat janë nën 5 mm dhe në organizmin e njeriut mund të përfundojnë rreth 2 mijë të tilla në javë. Kjo është absolutisht shifër mjaft e lartë dhe e rrezikshme dhe kreu i WWF Marco Lambertini tërheq vëmendjen se duhet një plan botëror në nivel qeveritar për të ndalur përdorimin e tepruar të plastikës, që po shkakton dëme të pariparueshëm në natyrë, kafshë dhe tek njeriu.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*