Ndërsa stinët ndryshojnë kështu bëjnë shijet tona përsa i përket ushqimit. Edhe ata që hanë shumë shëndetshëm, do të ndiheshin të tunduar përballë ushqimeve të ndryshme në këtë periudhë të vitit.

 Megjithatë më poshtë do të rendisim disa nga ushqimet që mund të konsumohen në vjeshtë duke përmirësuar kështu edhe shëndetin tuaj.

Mollët

Mollët ndikojnë në një shëndet të mirë përgjatë shekujve dhe studimet moderne gjithashtu e konfirmojnë. Ky frut është i mrekullueshëm për zemrën dhe për një dietë të balancuar.

Kërpudhat

Kërpudhat kanë qenë prej kohësh numri një në Lindje për vlerat e tyre ushqimore dhe tani këtë gjë e konfirmon edhe  Instituti i Kërkimeve të kërpudhave në Japoni. Është momenti i pikut të kërpudhave në këtë kohë të vitit kështu që është  koha ideale për të përfituar nga të gjitha vlerat ushqimore që ata kanë për të ofruar.

Kungujt

Kungujt në këtë kohë të vitit mund të përdoren për festën e Halloween-it dhe jo shumë për t’u ngrënë, por në fakt ata janë një ushqim shumë i shëndetshëm dhe plot vlera ushqyese. Kungulli i pjekur është po ashtu i shijshëm dhe ideal për t’u konsumuar në vjeshtë./tvklan.al