Një avion ushtarak rus me 14 persona në bord u godit aksidentalisht nga ushtria siriane. Autoritetet ruse njoftuan fillimisht se ishte një raketë e lëshuar nga fregata franceze që rrëzoi avionin, por më pas u konfirmua se ishin sistemet mbrojtëse S-200 të ushtrisë siriane, të blera pikërisht nga Moska, që kishin vepruar.

Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Izraelin, pasi raketat siriane ishin pikërisht për avionët izraelitë që po sulmonin bazat e forcave të Bashar al-Assad. Avionët izraelitë F-16 përdorën qëllimisht avionin tonë si mburojë, njoftoi Moska, duke paralajmëruar se tashmë rusët kanë të drejtë të kundërpërgjigjen ndaj Izraelit.

Tensioni sa vjen e shtohet në Siri vetëm një ditë pasi Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Taip Erdoan ranë dakord për zona armëpushimi. Pas një takimi të gjatë kokë më kokë në Soçi, dy presidentët arritën të gjejnë zgjidhje për krizën dhe situatën delikate në Idlib.

Erdogan theksoi se që bashkë me Rusinë të demilitarizojnë Idlibin paqësisht dhe pa dëbuar opozitarët e regjimit. Një javë më parë Rusia kreu sulme ajrore në zonën e mbajtur nga rebelët opozitarë, një veprim që u quajt masakër ndaj civilëve nga Erdogan.

Tv Klan