Ushtrimet më të mira për t’u zgjatur


Ushtrimet më të mira për t’u zgjatur

07:40 11/09/2020

Teksa 60-80% e gjatësisë tuaj përcaktohet nga gjenetika, pjesa tjetër 20-40% është për shkak të ushqyerjes dhe faktorëve të jetesës. Disa njerëz pretendojnë se ushqimi i mirë ose ushtrimet e veçanta mund të ndihmojnë në rritjen e gjatësisë tuaj edhe pas moshës 18 vjeç. Një studim i madh ka përfshirë 18.6 milion njerëz të cilët kanë raportuan ndryshime në gjatësi gjatë shekullit të kaluar. Në vitin 1996 njerëzit ishin më të gjatë sesa në vitin 1896.

Përmirësimi i ushqimit besohet se është shkaku i këtij ndryshimi.  Gjatësia juaj rritet për shkak të zgjatjes së kockave tuaja, të cilat ndalen afër fundit të pubertetit. Sidoqoftë, disa studime sugjerojnë që lartësia e disqeve në shtyllën kurrizore mund të vazhdojë të rritet gjatë moshës madhore, por ndikimi mund të jetë minimal.

Kompresimi dhe dekompresimi i disqeve në shtyllën kurrizore për shkak të gravitetit dhe zakoneve të këqija të sjelljes, mund të çojë në ndryshime të vogla në lartësinë tuaj. Kur themi rritja e gjatësisë pas 18 vjeç, ka të bëjë më shumë me heqjen e këtyre dekompresioneve në rruaza. Ushtrimi është një nga mënyrat më të mira për të korrigjuar sjelljen tuaj dhe për të rritur gjatësinë tuaj.

Këtu janë disa ushtrime më të mira për t’u bërë më të gjatë:

Tërheqjet: Të qëndruarit ulur për orë të gjata mund të ndikojë në gjatësinë tuaj. Tërheqjet mund të shtrijnë muskujt tuaj, të heqin dekompresimin në shtyllën kurrizore dhe pjesën e sipërme të shpinës, të gjitha këto mund të rrisin gjatësinë tuaj.

Shtrirja anësore: Ky ushtrim veçanërisht shtrin dhe forcon muskujt ndërkostal. Për rezultate efektive, ju duhet të ndjeni muskujt të tërhiqen përgjatë anës tuaj nga pjesa e poshtme e shpinës dhe deri në shpatullën tuaj, ndërsa bëni një shtrirje anësore.

Vrapi: Vraponi rregullisht nëse doni këmbë më të gjata. Vrapimi i shpejtë nxit rritjen e kockave të këmbëve tuaja dhe i bën ato më të forta. Për ata që janë ende në pubertet ose ata që sapo kanë kaluar pubertetin, vrapimi i shpejtë mund të funksionojë si magji në rritjen e gjatësisë.

Kërcimi: Provoni të hidheni në litar. Kërcimi është një nga ushtrimet më të mira për të bërë këmbët tuaja më të gjata. Nëse hidheni në një trampolinë apo kërceni në një litar, ju mund të shihni ndryshimin në gjatësinë tuaj.

Noti: Kur notoni, përdorni këmbët, trupin dhe krahët tuaj në maksimum dhe kjo ndihmon në forcimin e muskujve tuaj.  /tvklan.al





Të ngjashme