Manastirliu: Sjellim vaksinën afër komuniteteve

Javën e ardhshme në dispozicion të imunizimit e popullatës kundër koronavirusit do të vihen edhe njësitë lëvizëse. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu teksa ndoqi nga afër ecurinë e vaksinimit në Lushnje.

“Njësitë e lëvizshme për vaksinimin janë duke u përgatitur dhe duke filluar nga java që vjen do të jemi në terren me njësitë e lëvizshme të vaksinimit për të kryer dhe vaksinimin afër komuniteteve që ende nuk kanë mundur ta marrin vaksinën”.

Përgjatë verës do të ketë ditë të hapura të vaksinimit masiv.

“Jemi tashmë në grupmoshën +50 vjeç, por gjithashtu po vijojmë me vaksinimin e kombinuar. Ditët e hapura të vaksinimit do të vijojnë. Do të kemi ditë të hapura të vaksinimit edhe përgjatë muajit korrik, edhe përgjatë muajit gusht, në mënyrë që të sigurojmë që sa më shumë qytetarë të grupmoshave të ndryshme të jenë të vaksinuar”.

Për të moshuarit vaksinimi po mundësohet në banesa. Prej fillimit të procesit janë kryer në total më shumë se 974 mijë doza të vaksinave anti-Covid. Prej tyre mbi 407 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

Tv Klan