Manastirliu: Veç moshës +50, nis imunizimi i punonjësve që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët

Procesi i vaksinimit është shtrirë te institucionet që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin në qendrën e vaksinimit në stadiumin Air Albania.

“Plani i kombinuar i vaksinimit është duke vazhduar edhe me institucionet kritike si OSHEE, të Transportit, Ujësjellësit si dhe institucione të cilat kanë kontakte direkte me qytetarët, siç janë bashkitë, siç është qendra e shërbimeve ADISA dhe institucione të tjera të cilat janë përfshirë në planin tonë të vaksinimit”, është shprehur Manasterliu.

Deri tani kanë mbërritur në vend 1,067,950 vaksina anti-Covid. 525,800 persona janë vaksinuar, prej të cilëve 375,629 kanë marrë të dyja dozat, 150,171 kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës.

Klan News