Policia e Durrësit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy mjekë lidhur me vdekjen e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Kosova. 

Kështu, ka nisur hetimi ndaj Sh.B. 54 vjeç dhe J.K. 60 vjeç, të dy mjekë në qendrën shëndetësore të Manzës në Durrës. Ata po hetohen për mjekim të pakujdesshëm. 

Tre anëtarë të një familje nga Gjilani i Kosovës, Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti kishin shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi ishin helmuar nga kërpudhat. Por gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua dhe ndërruan jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al