Jakob Denzinger, gradiani nazist i burgut të Aushvicit, që mashtroi drejtësinë amerikane, ka vdekur në moshën 92-vjeçare, në tokën e tij të lindjes, në Kroaci.

Ai i përkiste një grup të jashtëm, që iu bashkuan ushtrisë naziste dhe forcave SS në moshën 18-vjeçare, në kohën kur Kroacia ishte pjesë e Jugosllavisë.

Pas lufte, së bashku me shumë persekutorë të tjerë të hebrejve, ai udhëtoi drejt SHBA-ve, në Ohaio, ku filloi një jetë të qetë dhe një karrierrë të sukseshme në industrinë e plastikës.

Vite më vonë, Departameti i Drejtësisë Amerikane zbuloi të kaluarën e tij. Në vitin 1989, prokutorët filluan një çështje gjyqësore ndaj tij, por ai u largua në fillim drejt Gjermanisë dhe më pas në Kroaci.

Denzinger u përfshi në dyzinë e të dyshuarve si nazistë dhe rojeve SS, që kishin përfituar miliona dollarë, prej sigurimet shoqërore amerikane.  Ai dyshohet se ka përfituar rreth 360.000 dollarë, edhe pasi ai ishte detyruar të largohej nga SHBA.

Autoritetet kroate hapën një hetimin në vitin 2014, për pjesëmarrjen e Denziger në Luftën e Dytë Botërore, por ai nuk u procedua kurrë penalisht./tvklan.al