Gazetari i njohur holandez i krimit, Peter R de Vries, të cilit iu bë atentat pak ditë më parë në Amsterdam, nuk ka mundur dot që të mbijetojë.

Të afërmit e gazetarit në një deklaratë kanë thënë se Peter ka ndërruar jetë sot, pasi kishte marrë plagë të rënda në trup.

Ai u plagos rënë në 6 Korrik, në një atentat që iu bë në qendër të kryeqytetit të vendit. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, por hetimet po vijojnë ende.

De Vries ishte 64 vjeç dhe u qëllua në kokë disa minuta pasi u largua nga një studio televizive.

Ai kishte fituar vlerësime kritike për raportimin e tij mbi botën e krimit në Holandë dhe kishin zbuluar shumë ngjarje të rënda./tvklan.al