Nikita Pearl ka ndërruar në moshën 15 vjeçare. U diagnostikuar me tumor

Ylli i filmit Mbretëresha e Katwe, Nikita Pearl, ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare. Aktorja ishte diagnostikuar me tumor në tru që në vitin 2016. Regjisorja e filmit ku kishte luajtur vajza i kishte bërë thirrje shumë njerëzve që të mblidhnin fonde për trajtimin e saj në Indi, sepse mjekët në Ugandë nuk i kishin mjetet e nevojshme.

Në vitin 2017, mjekët i kishin thënë se Nikita është shëruar nga tumori, por vitin e kaluar u diagnostikua me një tumor tjetër, i cili rezultoi fatal për jetën e vogëlushes.

Vajza u bë e njohur me rolin që kishte në filmin “Mbretëresha e Katwe-s”, i cili ishte i bazuar në një ngjarje të vërtetë, historia e të cilës zhvillohet në një lagje e varfër në Ugandë.

Nikita luante rolin e vajzës së vogël të quajtur Gloria që kishte talent në lojën me shah duke marrë pjesë në turnetë ndërkombëtarë.  

Klan Plus