Vdes një paciente e prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Vdes një paciente e prekur nga koronavirusi në Shqipëri

20:40 23/05/2020

Në vendin tonë është shënuar viktima e 32 që humb jetën si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar mbrëmjen e së shtunës se një paciente 64-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitain Infektiv.

64-vjeçarja ishte e infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spital prej 3 javësh në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që prej 4 muajsh, pacientja vuante nga limfoma e trurit, duke e rënduar akoma më shumë gjendjen e saj.  

Sot u konfirmuan 8 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm në 989 të infektuar.

Aktualisht në vend janë 175 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo