Është ndarë nga jeta në moshën 112-vjeçare Richard Overton, njeriu më i moshuar në Shtetet e Bashkuara dhe veterani më i vjetër në botë i Luftës së Dytë Botërore. Overton u shua nënjë spital në Texas, pas një jave që qëndronte i shtruar aty për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri.

Afroamerikani kishte sherbyer si aviator në baza të ndryshme të Paqësorit, përfshirë edhe Pearl Harbor gjatë sulmit të 7 Dhjetorit në 1941.

Formulën e jetëgjatësisë së tij e zbuloi pak vite më parë gjatë një ceremonie nderuese nga ana e Presidentit Barack Obama; asnjë ilaç, kafe me ëhiskey, 12 cigare në ditë dhe në darkë një akullore.

I lindur më 11 Maj në 1906 në Texas, Richard ishte nip skllevërish, madje jetoi edhe fundin e strukturave racore në Shtetet e Bashkuara. Në 112 vite dhe 78 ditë të jetës së rij, Overton pati shtatë gra.

Tv Klan