Projekti për Tetarin e ri Kombëtar shkaktoi sërish debate në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim braktisën sallën pasi këshilltarët e majtë nuk pranuan propozimin që për këtë çështje të shprehet edhe Këshilli Bashkiak.

Arsyen për hedhjen poshtë të këtij propozimi e dha kryebashkiaku Veliaj.

“E para e punës nuk jemi ne pronarët e teatrit, as e tokës së Teatrit; Teatri Kombëtar është në varësi të Ministrisë së Kulturës. Pra, po kërkojmë që të vendosim ne tani për tokën e dikujt tjetër. Toka e Teatrit rri e teatrit, bëhet Teatër. o mirë more kur janë të interesuar për t’u pyetur dhe thoni t’i bëjmë apel parlamentit të na e varë ne këtu në Tiranë. Ne po themi tek trualli i tetrai të bëhët një teater 9 herë më i madh. Sonazdi i fundit 83 % e banorëve tëtiranës, duan teatër të ri dhe kjoë hstë vetëm cështje kohe”.

Veliaj dha sqarime  edhe për cështjen e biletave për fëmijët që udhëtojnë me transportin publik.

“U ngrit një histeri për çmimin e biletës për fëmijët. Në fakt ligjin e transportit urban në Republikën e Shqipërisë e ka bërë ish-ministri i Transportit, Lulzim Basha në vitin 2007, që ka hequr ligjin që thoshte nga 0 deri në 6 vjeç udhëtimi është falas. Bashkia jonë në kundërshtim me ligjin e Lulit ministër i transporteve i ka kërkuar në mënyrë të paligjshme nëse flasim në sensin juridik I kemi kërkuar ne në kontratë që fëmijët të udhëtojnë falas”.

Velaij akuzoi kreun e opozitës se po bën zhurmë për terminalin tek ktheza e kamzës, për interesa private.

“Kam hequr pallatet e Lulit nga projekti i terminalit. Projekti I terminalit ishte mbushur me pallate, me një çik terminal në tokë të shtetit. Ajo që bëmë është që hoqëm gjithë pallatet, do të jetë vetëm terminal”.

Në mbledhjen e këhsillit bahskiak ku në qendër të saj kishte  17 pika diskutimi dhe miratimi, kryebashkiaku Veliaj dha dhe një mesazh për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Tv Klan