Veliaj: Astiri në rrugën e Pazarit të Ri


Veliaj: Astiri në rrugën e Pazarit të Ri

21:38 19/11/2018

Teksa ndezi dritat festive në Pazarin e Ri, kryebashkiaku Veliaj u kthye në kohë për të treguar se edhe për këtë projekt që sot është vitrina e Tiranës kishte jo pak kundërshtime. Duke hequr një paralele me protestat te Astiri, Veliaj, tha se zgjerimi i Unazës së Madhe do të jetë një tjetër vepër e së ardhmes për kryeqytetin.

Sipas kryebashkiakut, pas protestave qëndrojnë forca politike që nuk e duan zhvillimin e Tiranës.

Kryebashkiaku shpërndau edhe disa çmime për pedaluesit më të mirë, të cilët kanë zgjedhur që të përdorin biçikletën në vend të makinës.

Tv Klan







Të ngjashme