“Para 5 vitesh ishin duke djegur bunkerin”

Të gjendur në të njejtin orar, por në aktivitete të zhvilluara në ambiente të ndryshme për të kujtuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, kryebashkiaku Veliaj nuk la pa ironizuar kreun e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha dhe Forumi Rinor Demokrat e organizuan aktivitetin për 30-vjetorin e lëvizjes studentore në një qendër tregtare për Veliajn është domethënëse për të kuptuar kulturën politike që promovon.

Veliaj kthehet pas në kohë për të akuzuar sërish Lulzim Bashën se asnjëherë s’ka menduar për të ardhmen e kryeqytetit, por ka dhënë një dorë për shkatërrimin e tij.

Përpara 300 ekselentëve në një takim të zhvilluar online kryebashkiaku renditi duke bërë disa krahasime mes asaj që socialistët sipas tij ndryshe nga demokratët kanë bërë për të rinjtë të përfshirë sipas tij në politikbërje si në pushtetin lokal ashtu dhe në parlament.

Tv Klan