“PS mendon për qytetarët”

Nga Rrogozhina, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u ndal tek opozita. Sipas tij partia demokratike nuk ka bërë asgjë për qytetarët, madje ka braktisur edhe parlamentin.

“Ai e ka kollaj të gënjejë jashtë Tirane, por në Tiranë nuk gënjen dot, sepse të gjithë e pyesin: A ke bërë ndonjë shkollë, nga themelet deri te çatia? Është e pamundur që dikush që fle, të bëjë punë. Është e pamundur dikush që s’ka bërë asgjë për Tiranën, të bëjë gjëra për Shqipërinë.

Të kanë votuar për deputet, humbet zgjedhjet dhe ikën nga parlamenti. Të kanë votuar në bashki, humbet zgjedhjet dhe ikën nga Bashkia. Të kanë votuar në Këshill Bashkiak, vendos partia dhe ti ikën nga vendi i punës. A ka njeri normal që punëson 4 herë një të dështuar”

Sipas Veliajt, ata që premtojnë ndryshimin, duan t’i rikthejnë të rinjtë në kohën e “Kristalit” e “Vitrinës”.

“Dikur të rinjve u ofroheshin alternativa si “Kristali” e “Vitrina”. Mund të ishe në burg dhe të dilje me doktoraturë nga këto universitete! Kur shikon që ata njerëz sot thonë duam ndryshim, ne u themi: Faleminderit shumë!

Ne kemi nevojë të shkojmë përpara, jo mbrapa,” Kreditë e buta në kohën e Lulit i morën deputetët, zv/ministrat, drejtorët dhe gardistët që vranë në 21 Janar. Për Lulin, njerëzit me paga me mbi 1 milionë lekë quheshin shtresë në nevojë. Për mua, në nevojë është çdo djalë dhe çdo vajzë që, me meritën e vet, pa parë mbiemrin”

Për drejtuesin politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, mazhoranca jo vetëm që nuk e ka braktisur kurrë detyrën, por ka përballuar sfidat më të vështira, tërmetin, përmbytjet, pandeminë.

Tv Klan