Veliaj në Dajt për fushatën e PS



Veliaj në Dajt për fushatën e PS

20:04 13/04/2021

“Në Maj gjysmë milioni do të jemi të vaksinuar”

Në takimin elektoral në Dajt, drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj tha se deri në muajin Maj gjysmë milioni persona do të jenë të vaksinuar ndërsa premtoi rritjen e pagës minimale në 400 mijë Lekë.

“Po ndodhin gjëra shumë të rëndësishme në Shqipëri. Gjëja e parë është vaksinimi për këdo që është mbi 60 vjeç. Edi Rama çdo javë po sjell nga 100 mijë vaksina që deri në maj gjysmë milioni të jenë vaksinuar dhe të kthehemi në normalitet. Lajmi tjetër i mirë na vjen nga Edi Rama dhe PS janë pagat. Ishin 300 mijë lekë. Do të bëhen 400 mijë lekë, 30% më shumë ushqime tek tavolina e bukës, më shumë libra e veshje për fëmijët. Për herë të parë Partia Socialiste dha pension social. Hoqëm tavanin që sot të dalin njerëzit në pension edhe me 300, 350 e me 400 mijë lekë sepse po merr mbrapsht ato që ka kontribuar ndër vite”.

Nga ana tjetër Veliaj tha se opozita e sotme është pa vizion dhe pa program dhe e vetmja gjë që di të bëjë është bllokimi dhe shkatërrimi.

“Mos u habisni për atë që bënë në Rinas, se ata për pushtet kanë vrarë njerëz. Rinasi është gjëja më e vogël. Pse habiteni se e lanë miletin 1 javë pa vaksina? Ata s’e kanë problem fare se vetëm në një javë në ’97 u vranë më shumë njerëz se gjithë pandemia. Mos u habisni! Është minimumi që ata mund të bëjnë. Ata kishin përgatitur një skenar ku do fillonte me grevën në Rinas dhe do futeshin edhe të përndjekurit në grevë”.

Pikërisht për këto arsye, Veliaj tha se është shumë e qartë rruga që duhet të ndjekin shqiptarët për t’i dhënë Partisë Socialiste fitoren në 25 Prill.

Tv Klan







Të ngjashme