Veliaj: PD dhe LSI kërkon të rikthejë çibanët e drejtësisë



Veliaj: PD dhe LSI kërkon të rikthejë çibanët e drejtësisë

17:20 12/02/2021

I kandidon për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit

Nga Njësia 10, në takimin e radhës me banorët e kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal tek kandidatët e opozitës për  zgjedhjet e 25 Prillit. Veliaj tha se çibanët e drejtësisë, opozita  po i kandidon për deputetë

“U bë reforma në drejtësi, ikën ata që e kishin uzurpuar. Nëse nuk kanë lidhje me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, pse po i kandidojnë në listat e LSI-së dhe të PD-së? Ata duhet të gëzohen kur hiqen këta çibanë nga trupi i drejtësisë. Përkundrazi, po i marrin në mbrojtje dhe iu thonë hajde kandidoni, pasi ju ka hequr Vetting-u, që të kemi mjaftueshëm vend në parlament të bllokohet reforma në drejtësi”.

Kreu i bashkisë së kryeqytetit, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, tha se PD e cila që drejtoi Tiranën për 4 vite kërkon ta riktheje kryeqytetin në kohë të errëta.

“Ne po promovojmë fituesit tanë dhe po e mbushim skuadrën tonë me fitimtarë, ata po shkartisin humbësit. E hoqën Joridën, se humbi te Bushati në Njësinë 8. E kanë sjellë tani tek Fatmiri, në Njësinë 10, sepse mendojnë që njerëzit harrojnë që ishin në krye të Bashkisë së Tiranës. Të thuash që do të kthehet prapë administrata e ish-Bashkisë që vodhi 80% të pusetave, parti që humbet pushtetin dhe do të kapë zyrat, siç ndodhi me SHQUP-in, është skandal”,

Në cilësinë e drejtuesit politikë për Tiranën, Veliaj zhvilloi një takim me anëtarë të rinj të PS-së të cilëve u shpërndau kartat e anëtarësisë. Ai u shpreh se anëtarët e PD-LSI që po i bashkohen PS e kanë kuptuar se janë thjesht numra për drejtuesit e tyre.

TV Klan







Të ngjashme