Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike kërkon rishikimin e vendimit të marrë disa ditë më parë për anullimin e vazhdimit të ndërtimeve në territorin e Parkut të madh të Tiranës në zonën nga Fakulteti i Gjeologjisë deri tek Stadiumi “Qemal Stafa”. KRRT e drejtuar nga Kryeministri Majko ka vendosur në mbledhjen e fundit të mos fillojë asnjë ndërtim i ri në këtë territor. Sipas këtij vendimi pranohen vetëm ndërtimet e përfunduara dhe ato në proces ndërtimi.

Ndërkohë është ngarkuar KRT e Tiranës të anulloj të gjitha vendimet e marra për sheshe e leje ndërtimi në këtë zonë, duke përjashtuar pallatet në ndërtim, që në momentin e marrjes së vendimit kanë qenë mbi tre kate.

Policia Ndërtimore në bazë të një urdhëri të Ministrës për anullimin e ndërtimeve në territorin e parkut të madh të Tiranës ka ndërhyrë dje për të ndaluar ndërtimet e përcaktuara përfundimisht të paligjshme nga KRT. Por sot Zëvendësministri i Transporteve, Pëllumb Vladi ka kërkuar rishqyrtimin e vendimit në mbledhjen e ditës së nesërme të KRT duke eliminuar kështu edhe përpjekjet e Policisë Ndertimore për parandalimin e këtyre ndërtimeve pa leje.

Megjithatë gjithçka do të varet nga mbledhja e nesërme nëse kryeministri Majko do të firmos ose jo ngritjen e nddërtesave të përcaktuar si të paligjshme vetëm dy muaj më parë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego