“Veprime dashakeqe nga aktorë të tjerë në proces”

Komisioni i Venecias publikoi opinionin final për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në raport justifikohet pezullimi i zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta në datën 5 Nëntor, si një mekanizëm zhbllokues kur ka veprime dashakeqe nga aktorë të tjerë në proces.

Me këtë justifikim, Komisioni i Venecias duket se nuk e fajëson Metën për vendimin e tij, pasi përsërit disa herë se Presidenti ka qenë i justifikuar si në pezullimin e zgjedhjes së tij, ashtu edhe në refuzimin për të kryer ceremoninë e betimit të Arta Vorpsit.

Komisioni i Venecias thotë se vetëm nëpërmjet dialogut ndërinstitucional konstruktiv dhe bashkëpunimit mund të zgjidhet kjo situatë dhe të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

Tv Klan