Albanologu vjenez: Po punohet për botime të tjera

Një numër i veçantë është ky i revistës së njohur letrare austriake “Lichtungen” që i kushtohet plotësisht veprës letrare të poetit të përjetshëm Lasgush Poradecit.

Ndonëse nuk kanë munguar iniciativa të mëparshme të përkthyesve për të sjellë në gjuhën gjermane disa poezi të Poradecit, kjo është e para herë që vepra e tij prezantohet në një dimension më të gjerë për lexuesit austriakë.

Anëtari Akademisë së Vjenës, Robert Pichler, një njohës shumë i mirë edhe i gjuhës shqipe, tregoi se si u njoh me veprën e Lasgushit dhe lidhjen më krijimtarinë e tij.

Por ky nuk do të jetë i fundit publikim, sepse albanologu nisur për të punuar mbi një vepër tjetër shkencore për Lasgush Poradecin.  

Albanologu ishte i pranishëm në Tiranë për të prezantuar këtë projekt në Bibliotekën Kombëtare për 125 Vjetorin e Lindjes së Poeti lirik i cili 10 vite të jetës së tij i kaloi në Grac të Austrisë.

Tv Klan