Vera 2019 sjell modën e viteve ‘50 – TV KLAN

Vera 2019 sjell modën e viteve ‘50

Nuk mungojnë ngjyrat dhe pëlhurat

Rikthimi pas në kohë i botës së modës nuk habit më. Stilistët vijojnë të frymëzohen ende edhe në ditët e sotme. Gjatë muajve të verës nëpër vitrina dhe rrugë do mund të shohim si ka qenë moda e viteve ’50, e ripropozuar në koleksionet e 2019.

Nga e bardha e thjeshtë, tek motivet floreale çdo veshje duket se do të jetë e veçantë dhe ekspresive. Të kombinuara me shalle të ndryshëm, nuk do të mungojnë as këtë vit ngjyrat e forta, shumë të preferuara jeshilja dhe ngjyra portokalli.

Beli i hollë dhe ijet e gjera, në fustanet me pëlhurë të hollë apo të plotë janë gjithashtu një nga tendencat më shumë të shfaqura në pasarelë. Ashtu si edhe e zeza që nuk del kurrë nga moda, edhe ngjyra nude i ka rezistuar kohës duke u risjellë nga stilistët në fustanet e gjatë deri te këmbët.

Tv Klan

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione