Prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton dosjen “Habilaj”, ku i përfshirë sipas saj është edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që brenda të premtes të përkthejë të gjithë dosjen hetimore të marrë nga Italia.

Kjo për faktin se mbi atë material i duhet të kryjë disa veprime të rëndësishme hetimore. Në fokus të punës së grupit hetimor janë numrat e telefonik që kanë qenë në përdorim të Moisi, Artan dhe Florian Habilaj. Është kërkuar nga kompanitë e telefonisë celularë tabulatet dhe qelizat e tyre, për të përcaktuar vendin ku ata kanë qenë në kohë të ndryshme.

Oficerët janë të fokusuar tek një pergjim që është kryer ndaj Florian Habilajt, i njohur ndryshe si ‘Lolo’. Sipas përgjimit ai ishte nisur në Tiranë për të takuar shefin e madh. Pikërisht mbi këtë përgjim, hetuesit kërkojnë të zbardhin lëvizjet që ka kryer Florian Habilaj atë ditë në Tiranë. Ndërsa në fundjavë prokurorja e kësaj çështje Elisabeta Imeraj ka qënë në Itali për llogari të kësaj çështje.

Por Krimet e Rënda nuk japin asnjë detaj se çfarë është diskutuar me Prokurorinë e Katanias, e cila përgjoi për katër vite grupin e Habiljave. Grupi hetimor ka kërkuar të sekuestrojë nga Ministria e Brendshme librin e hyrje-daljeve në këtë institucion në kohën kur në krye të tij ka qenë Saimir Tahiri.

Tv Klan