Griseldo Kusi ishte në kërkim për vrasjen e Indrit Çelës

Griseldo Kusi, një prej vëllezërve që akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj është dorëzuar në Policinë e Tiranës.

31-vjeçari fshihej prej 22 Gushtit të këtij viti. Për këtë ngjarje vijon të jetë ende kërkim vëllai i tij Albano Kusi, që akuzohet se ne bashkëpunim me vëllain e tij ekzeketuan me një plumb në kokë, Indrit Çelajn.

Foto: Viktima Indrit Çelaj

Ky i fundit u qëllua për vdekje teksa po punonte në një vile në pronësi të vëllezërve Kusi për rregullimin e kondicionerit. Vëllezërit Kusi u shpallën në kërkim dhe ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

I riu nga Mallakastra ishte dërguar nga firma për të cilën punonte, që të montonte një kondicioner në vilën e familjes Kusi. Autorët kanë qenë të pakënaqur me punën e teknikut të kondicionerit dhe pas debateve e qëlluan për vdekje me armë.

Për këtë ngjarje janë venë në pranga katër persona, mes të cilëve pronari i vilës që po rikonstruktohej Bujar Kusi, Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çela. Ata akuzohen për disa vepra penale, nga vrasja e kryer në bashkëpumin dhe përkrahja e autorit të krimit deri në moskallëzim krimi.

Tv Klan