Zbulohet vetëvrasja e të arrestuarit brenda Komisariatit 4. Mbi vdekjen e Bardhyl Balliut, 36 vjeçarit nga Kavaja, u hodhën disa hipoteza. U tha se ai vdiq nga keqtrajtimet e policëve dhe më pas u tha se ai vrau veten. Sot krerët e policisë sqaruan se Balliu vdiq brenda qelisë. Ai ishte ndaluar nga policia dy ditë më parë i dyshuar si autor i një vrasjeje dhe ishte transferuar në Tiranë për mungesë hapësirë.

Sipas hetuesve, Balliu bashkë me një shtetase tjetër, ishin autorët e vrasjes të një moshuare. Ata të dy ishin të bindur se nuk do të zbuloheshin nga policia pasi ishin larguar dhe nga qyteti i tyre, por arrestimi i tyre në qytetin e Kajavës i ka tronditur rëndë. Balliu bashkë me autoren tjetër janë sistemuar më pas në qeli të ndara.

Edhe pse ishte kontrolluar nga gardianët, kishte kaluar pa u vënë re rripi i hollë i pantallonave që ai mbante veshur. Grupi hetimor që studion shkaqet e vdekjes së tij, sqarojnë se Balliu duke mos pranuar dot faktin e zbulimit të vrasjes së kryer prej tij, ka vendosur të vetëvritet./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj