10 vitet e suksesshme në fushën e modës, Victoria Beckham ka vendosur t’i festojë duke dhënë një lajm të rëndësishëm.

Koleksioni i ri 2019 do të vijë me një risi, duke ndaluar përdorimin e lëkurës së kafshëve në veshjet e saj.

Ndonëse linja e Victoria Beckham nuk ka përdorur kurrë gëzofin e kafshëve, ky vendim i fundit i saj përforcon faktin se as veshjet dhe as aksesorët e tjerë të bërë nga lëkura e aligatorëve, gjarpërinjve dhe lëkura e hardhucave nuk do të shihen më nga vjeshta e vitit 2019.

E menjëherë pasi ka bërë publik këtë vendimin për të eliminuar lëkurën ekzotike, 44-vjeçarja është mbështetur nga aktivistët e të drejtave të kafshëve “PeTA”, të cilët kanë bërë gjerësisht fushata kryesisht kundër përdorimit të lëkurës së gjarpërinjve në industrinë e modës.

Beckham nuk është e vetmja që vendosur të ndjekë këtë proces. Më herët edhe markat e mëdha si “Channel” dhe “Vivienne Westwood” vendosën t’i qëndronin larg përdorimit të lëkurës së kafshëve në veshjet e tyre.

Tv Klan