Arturo Vidal duket se është pranë Barcelonës. Mediat sportive shkruajnë se menaxheri i futbollistit ka kontaktuar drejtuesit e klubit katalans. Oferta në drejtim të Bayern Munchen duhet të jetë mbi 20 milionë euro. Mesfushori kilian është nën kontratë deri në qershor të 2019 me bavarezët.

Te Barcelona shikohet si zëvendësuesi i Paulinho, i cili u largua këtë verë në huazim te kinezët Guangzhou Evergrande. Edhe pse në drejtim te Arturo Vidal pati interes nga Inter dhe Milan duket se 31-vjeçari mund të kalojë te Barcelona. La Liga do të ishte një përvojë e re për Vidal që më parë është aktivizuar në Kili, Gjermani dhe Itali. Barcelona më herët afroi Arthur nga Gremio, Malcom i Bordeaux, Lenglet të Sevilla dhe ktheu nga huazimi Rafinhan.

Tv Klan