Mediat ndërkombëtare kanë rindërtuar skenën e sulmit në Nicë, që u mori jetën 84 personave dhe plagosi mbi 100 të tjerë.

Video 3D tregon se si kamioni, i drejtuar nga Mohamed Bouhlel, duke iu afruar vendit ku ndodheshin njerëzit ka shtuar shpejtësinë duke i marrë ata para.

Më pas ka dalë në korsinë e dytë dhe ka nisur të qëllojë edhe me armë.

Kështu, sipas videos, janë tre policë ata që i kanë dalë përpara dhe e kanë qëlluar me breshëri kabinën e kamionit duke e vrarë.

/tvklan.al