Ndryshe nga çdo puntatë tjetër, sonte në emisionin “Xing me Ermalin” janë thyer “rregullat” dhe është improvizuar pikërisht loja “Ndaje ose haje” e emisionit që drejton moderatorja Luana Vjollca.

Ka qenë pikërisht i ftuari special i mbrëmjes Bujar Qamili, ai që gjatë lojës pyeti Luanën nëse ka puthur ndonjëherë një vajzë.

“Po”, pranoi moderatorja duke drejtuar gishtin nga publiku për të treguar vajzën që kishte puthur në fillim të emisionit. Por përgjigjia e saj nuk është pranuar nga drejtuesi i emisionit dhe as nga këngëtari, të cilët theksuan se bëhet fjalë për puthje në buzë.

“Loja nuk po zhvillohet siç duhet dhe unë e dhashë përgjigjen time: Po kam puthur një vajzë, atë të publikut”,

përfundoi moderatorja.

/tvklan.al