Një aksident ka ndodhur rreth orës 12: 50 minuta në autostradën Tiranë-Durrës,km 2 . Një furgon mallrash është përplasur me një autoveturë si pasojë e parakalimit të gabuar dhe shpejtësisë së lartë, të të dy mjeteve.
Autovetura është batuar në mes të rrugës, duke u bërë burim aksidenti dhe për mjetet e tjera.
Paraprakisht bëhet me dije se ka mbetur i plagosur një person. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që do të përcaktoj pas ekspertizës auto-teknike dhe shkakun e aksidentit./
tvklan.al