Video: Aksidenti i rëndë në autostradë, humb jetën 25-vjeçari

Një prej të plagosurve nga aksidenti i ndodhur pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës ka ndërruar jetë. Ai është 25-vjeçari Xhemal Goga, lindur dhe banues në Krujë. I riu ishte pasagjer në një prej automjeteve.

Sëbashku me një tjetër person, Goga ishte dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Tre automjete u përfshinë në aksident rreth orës 19:10 në Kashar, një përplasje e cila siç mund të shihet nga pamjet ishte mjaft e fortë.

“Rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sqaronte policia më herët në një njoftim paraprak.

/tvklan.al

Kategori
KallezoKronikeTe funditTë gjithaVideo
1 Koment
  • shahe
    13 Nëntor 2018 at 07:22
    Përgjigju

    Un jam prindi i Jetmir Hoxhes kerkoj zbardhjen e qeshtjes sepse prej asaj kohe Jetmir Hoxha deri me tani ndodhet ne burg.Ate dat me 18 ora12 jetmir hoxhes jan dhen dokumenta patenta dhe leje e drejtimi te mjetit nga policia gjygjsore Kastriot Cane je i pafajshem .Kur Kastriot Cani me ka caktuar vete avokat Ylli Dervishi pasi nuk esht e drejt sepse i demtuari duhet ta zgjedh vet avokatin per te marr demshperblim per pasoja .Ne ket moment me dat 8 gusht jam njoftuar ne telefon nga Kastriot cana te vish te marresh dem shperblimin e makines dhe te demtuarit .Jetmir Hoxha ishte me nenen e vet dhe me kunatin e vllait me makinen e tij ne ket moment Kastriot cana nuk ne lan te futemi ne zyr perveq Jetmirit H.Dhe ika then se ti je si i dyshuar i aksidentit jetmiri ka then nuk fajtor i aksidentit i ka then hiqe nga dora ket unaz fejese se ti nuk do martohesh dhe i ka then do martom me dat 23 gusht 2018 kur kastriot cana kundershtoi dhe e arrestoi .Kur nena e mori ne telefon jetmiri tha se me arrestuan dhe jetmiri kaloi ne depresjon ne burgun e 302 te prokoria deri sot familja nuk po gjen drejtesi .Ju lutem te me ndihmoni ne ket drejtim .Me rrespekt familja HOXHA numri..0684778656

  • Përgjigju

    *

    *