Video/ Barbarizëm!!!

Posta

Video/ Barbarizëm!!!

21:09 07/07/2016

Një video e tmerrshme dhe mizore është publikuar së fundmi. Bëhet fjalë për vrasjen e 50 balenave në mënyrë mizore nga gjuetarët e ishullit Faroe, të cilët e kanë kthyer detin në ngjyrë të kuqe.

balenat

Deri në 50 balena janë kapur pasi u sollën në breg me anije në ishujt Faroe, në Detin e Norvegjisë, në gjuetinë e parë të sezonit vjetor të gjuetisë së balenave.

Tradita prej shekujsh  e vrasjes së balenave, ka krijuar protesta të ashpra nga grupet e të drejtave të kafshëve.

bal

Përvoja e hidhur ka filluar këtë mëngjes, kur vendasit zbuluan midis 100 deri në 150 balena duke kaluar në ishullin Svinoy. Balenat u therën nga vendasit në bregun e plazhit. Organet e Faroe kanë konfirmuar se mes 30 dhe 50 balena janë vrarë, ku një grup aktivist global kanë kundërshtuar vrasjen e balenave që nga viti 1980, duke e quajtur “mizori”.

blody

Ngjarja është parë nga fëmijët dhe vendasit, dhe fotot si dhe videoja, janë shfaqur në gazetën “Faraoe Nordlysid”.

Gjitarët prej 5 metër u kthyen në ujrat e cekëta, dhe të pafuqishëm lëshonin klithmat e ankthit.  Balenat u vranë nga gjuetarët duke ngulur mjete të forta në kokë, gjithashtu duke  ndërprerë arteriet, ku uji dhe gjuetarët janë mbuluar nga gjaku i kuq i ndezur.

Çdo vit, në ishullin Faroe, vriten barbarisht qindra balena, për shkak të një tradite të lashtë, të quajtur "The Grin"./Tvklan.al

 

OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT