Arratisje e çmendur në mes të qytetit. Është kjo ajo që ka tentuar të bëjë një 36-vjeçar shqiptar në Covo të Italisë. Ai mori një makinë tip BMW të vjedhur për t’iu larguar autoriteteve, por gjithçka përfundoi kur u përplas me vitrinën e një pastiçerie.

Gjithçka ndodhi pasi karabinierët i kërkuan që të ndalonte. Së bashku me 36-vjeçarin ndodhej edhe një person tjetër.

Ndjekja u përfundua pasi mjeti u përplas me vitrinën e pastiçerisë. Aty janë shkaktuar dëme të mëdha. Makina mbeti brenda pastiçerisë si pasojë e përplasjes.

Dy personat në makinë u përpoqën të largoheshin në këmbë, por vetëm shoferi u ndalua disa metra më tutje./tvklan.al