Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave në aksin rrugor Librazhd – Pogradec. Në fshatin Xhyrë në segmentin Librazhd-Prrenjas, një kamion i një firme ndërtimi ka dalë nga rruga dhe u përmbys.

Qytetarët kanë dërguar pranë

tvklan.al

në rubrikën

Kallëzo

pamje nga aksidenti. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërsa në Qafë Thanë, një “Ford Fiesta” me targa maqedonase humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Në automjet udhëtonin burrë e grua, të cilët nuk kishin pësuar lëndime. Edhe ky aksident ka kaluar vetëm me dëme materiale.

/tvklan.al