Autori i maskuar si punonjës ndërtimi

Personi që shihni në këtë video është autori i grabitjes së pikës së dhënies së kredive të martën pasdite në kryeqytet. Siç shihet edhe nga pamjet ai lëviz qetësisht  derisa hyn brenda.

Autori  mban në kokë një kapele, ndërsa në pjesën e fytyrës ka vendosur një maskë për tu mos identifikuar. I veshur me kominoshe si ato të punonjësve të ndërtimit dhe me një qese në dorë ai i ka mundur mos bjerë në sy tek kalimtarëve. Kamuflimi duket se e ka shpëtuar edhe nga kamerat e sigurisë pasi policia nuk ka ende një të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës pranë rreth rrotullimit të zogut të zi në kryeqytet. Policia nuk ka ende një shifër zyrtare, por mësohet se shume e grabitur është rreth 650 mijë lekë.

Pas ngjarjes në pyetje janë marrë edhe punonjësit e pikës së dhënies së kredive që kanë treguar se një person nën kërcënimin e armës u kishte rrëmbyer shumën e parave, por pa mundur ta identifikonin.

Tv Klan