Ajo është një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare që i ka dhuruar publikut përherë emocione, me zërin e saj të veçantë. Bëhet fjalë për këngëtaren Eranda Libohova, e cila vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngëtn e saj më të re, “Pres të më thërrmosh”.

E ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja zbuloi detaje nga prapaskenat e xhirimit të klipit teksa tha se problemi i vetëm që kanë hasur ka qenë cigarja që ajo duhej të ndizte gjatë klipit.

“Kënga flet për dy njerëz që jetojnë një dashuri larg njëri-tjetrit. Por ka një fund të lumtur sepse ata bashkohen. Xhirimet zgjatën vetëm një ditë. Gjatë xhirimeve kemi patur problem cigaren që unë duhet ta ndizja gjatë klipit. Unë nuk dija të mbaja cigaren sepse nuk e pi. Ky ka qenë i vetmi problem që kemi patur

”, tha Libohova.

/tvklan.al