Farmir Hysenbelliu është kthyer tashmë ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale dhe kjo edhe për shkak të jetës luksoze që ai bën.

Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku rrëfeu se ka bërë shpeshherë bamirësi në Shqipëri dhe jashtë saj, por tashmë do të ndërmarrë një projekt për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve jetimë.

“Unë kam bërë bamirësi në Shqipëri dhe jashtë saj, por shumë persona nuk e dinë këtë gjë sepse nuk i kam postuar, sepse Instagramin e përdor për të treguar diçka tjetër të jetës time.  Por, shumë shpejt do të tregoj se po bëj një projekt për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve jetimë. Unë kam bërë bamirësi edhe më përpara, por tani dua të jap një mesazh edhe për të tjerët që kanë më shumë para se unë ose më pak që të kontribuojnë, sepse ndonjëherë nuk ndihesh mirë vetëm të hapësh shampanja në klab, por të bësh edhe këto gjëra”,

tha Hysenbelliu.

Jeta e Hysenbelliut ashtu si e çdo të riu është e mbushur me pasione, shpesh edhe luksoze.

Jeta e tij i ka bërë përshtypje edhe gazetarit italian Enrico Lucci i cili disa kohë më parë i kushtoi edhe një reportazh. Hysenbelliu rrëfeu në “Rudina”, disa prej pasioneve të tij luksoze. Në zyrën e tij ai është i rrethuar nga detaje unike që tregojnë për shijet e tij.

“Në zyrë mbaj një orë “Zenith” që tregon pasionin tim për orat e shtrenjta. Arredimi i zyrës është shumë i veçantë. Tavolina e punës është një krah avioni”,

tha Hysenbelliu.

Ndërkohë makinat e shtrenjta janë një tjetër pasion 25-vjeçarit.

“Edicionet e makinave janë ata që më tërheqin më shumë. Blerja ime e fundit është “Benz G Class” që kushton 170 mijë euro”,

tha 25-vjeçari.

/tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/rmPAEYDsYVM