Video/ Jeta e Freddy Mercury në një film

Video/ Jeta e Freddy Mercury në një film

23:49 23/05/2018

Më e jashtëzakonshme se muzika e tyre, është historia e liderit të grupit Queen. Me këtë shënim nis traileri i filmit “Bohemian Rhapsody” që i bën jehonë jetës së legjendarit Freddy Mercury

Tregimi biografik risjell shkëlqimin e bandës britanike të rrokut, por edhe sfidat me të cilat ballafaqohet Freddy Mercury, i cili duke luftuar paragjykimet dhe kornizat e kohës, u kthye në një nga këngëtarët më të dashur të historisë së muzikës.

Krahas nostalgjisë së miliona fansave, traileri shkaktoi gjithashtu shumë polemika. Shkak ishte paqartësia rreth seksualitetit të Mercury-t. Në film ai nuk përshkruhet si biseksual, siç ishte në të vërtetë. Po ashtu thuhet se Freddy Mercury vuante nga një sëmundje vdekjeprurëse, pa saktësuar se bëhej fjalë për AIDS-in.

Premiera e Bohemian Rhapsody është më 2 Nëntor, në kinematë amerikane.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT