Video/ Klubet e natës, Luarasi tregon si e humbi kontrollin në debat live

Video/ Klubet e natës, Luarasi tregon si e humbi kontrollin në debat live

19:02 01/12/2017

Pedagogia Iris Luarasi ishte sot në “Rudina”, në Tv Klan nga ku tregoi një moment të sikletshëm nga eksperienca në panelet televizive.

Luarasi tha se ka humbur kontrollin dhe ka fyer Rezarta Delisulën në një diskutim për kontrollet e policisë në klubet e natës. Pedagogia tha se menjëherë pas debatit i ka kërkuar ndjesë Delisulës, por shtoi se kjo gjë e ka bërë të ndihet keq.

“Patjetër që kam patur raste kur kam humbur kontrollin. Kujtoj një debat me Rezarta Delisulën, ka qenë diskutimi për kontrollet e policisë në klubet e natës dhe në një moment Rezarta më thotë:

Zysha ti tani ke qenë nëpër këto klubet e natës dhe jashtë shtetit shitet drogë. Dhe unë i thash tek ato që ke qenë ti ndoshta se atje ku kam qenë unë jo. Dhe e fyeva, pastaj më erdhi keq dhe sigurisht i kërkova ndjesë. Por ajo që ndodh në ekran ndodh në ekran pavarësisht se t’i e rregullon marrëdhënien tënde më pas. Është një gjë që në fakt është e shëmtuar dhe kjo ka qenë një nga ato gjëra për të cilat unë s’jam ndjerë fare mirë. Sepse njerëzit kanë personalitetin e tyre, qejfin e tyre dhe ti je askush për ta gjykuar këtë gjë”,

tha Luarasi.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT