Biznesmeni Samir Mane ka rrëfyer sot në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan, fillimet e tij. Ai tha se në vitet 1992 ka punuar si kambist në Tiranë.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se si funksiononte, Mane tregoi detaje teksa tha se shkëmbente dhrami në Austri dhe në këtë mënyrë fitonte 2-3 mijë dollarë për shkëmbimet që bënte.

Ermal Mamaqi:

Unë di që në fillimet e tua ti ke qenë kambist, është e vërtetë kjo?

Samir Mane:

Po, në vitin ’92, por vetëm për 3-4 muaj.

Ermal Mamaqi:

Si funksiononte? Dilje te dollari?

Samir Mane:

Po, po aty dilja. Nga fillimi i ’92 kishte qindra njerëz që shkëmbenin dhrami dhe me disa shokë merrnin dhrami në treg dhe i çonim në Austri dhe ktheheshim sërish. Ne i merrnim me çanta dhe i shkëmbenim dhe fitonim goxha para. Në një nga këto raste i morëm dhramitë me dy arka konjaku, në doganë na ndalojnë sepse mendonin se ishin pije alkolike, sepse për paratë nuk ishte problem t’i kalojë. Vjen shefi i madh dhe ne i sqarojmë situatën. Nuk pësuam asgjë, por habia e tyre ishte e madhe. Ato para nuk ishin të miat, por unë fitoja 2-3 mijë dollarë, që në atë kohë ishin shumë

.

/tvklan.al